Në orë 09:03 ka nisur takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Zelenskyt
Kryeministri Edi Rama e ka pritur presidentin Zelensky në hyrje të Kryeministrisë, për të nisur një takim kokë më kokë mes tyre.
Pasi kanë shtrënguar duart, Rama i ka uruar mirëseardhje Zelenskyt dhe më pas, bashkë me stafin që e shoqëron presidentin ukrainas, janë futur në Kryeministri.
Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Tiranë. Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, për të marrë pjesë në samitin për Ukrainën që mbahet sot.
Shqipëria si një mbështetëse e palëkundur e Ukrainës, zhvillon këtë samit me në fokus luftimet prej dy vitesh me Rusinë.
Pak takimit me Ramën, do takohen dy delegacionet që do të firmosin edhe një marrëveshje mes dy vendeve.
Punimet e samitit do të nisin në 11:00 në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministri kroat, Andrej Plenkovici. Samiti përmbyllet në orën 13:30 me një konferencë për shtyp mes Zelenskyt dhe Ramës.
Lini një Përgjigje