
Kryeministri Edi Rama komentoi situatën e krijuar në Vlorë, ku vlonjatët mbetën 5 ditë pa ujë të pishëm, ndërsa problemi u rregullua gjatë mesnatës.
Në konferencën e fundvitit, Rama nuk pranon faktin se bashkia e Vlorës nuk po shqetësohej për problemet e tubacioneve të prishura por ishin të interesuar të zhvillonin festa dhe shfaqje për fundvit.
Ishin qytetarët vlonjatë të cilët u grumbulluan në një tubim dhe prishën shfaqjen e bashkisë. Të nesërmen ata vijuan me protesta dhe u përplasën me policinë teksa kërcënuan edhe qeverinë e Ramës.
Pas rregullimit të defektit, Rama tentoi të gjente fajtorin, teksa tha se tubacioni u prish si pasojë e instalimeve të bëra në vitin 2009-2010, me pajise hidraulike jashtë standardeve.
“Situata ishte shumë e rëndë. Pajisjet ishin jashtë standardeve, të cilat mbajtën-mbajtën, plasën, Problematika e ujësjellësit është kjo. Por falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe qëndrimi i prefektit dhe punëtorëve atje, falë faktit që mundëm të marrim në Turqi pajisjen, defekti u riparua. Ujësjellësi në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë është sektor në reformim e sipër. Do të kërkoj durim. E kemi gjetur më keq se energjia. Me ndryshimet që kemi bërë, me sistemin e ri që kemi krijuar, do të shkoj duke u përmirësuar.”, tha ai.
Lini një Përgjigje