
Kryeministri Rama u është rikthyer sërish premtimeve për blerjen e avionëve zjarrfikës, helikopterëve dhe dronët pas pasojave shkatërrimtare të zjarreve që përfshinë Shqipërinë gjatë verës që lamë pas.
Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama premton blerjen e avionëve zjarrfikës. Në nisje të fushatës elektorale, në muajin mars të këtij, Rama deklaroi se Shqipëria do kishte në verë dy mjete ajrore për fikjen e zjarreve, premtim i cili rezultoi një mashtrim.
Ndërsa sot, Rama deklaroi në konferencën e fundvitit me gazetarët se, qeveria ka vënë në dispozicion fondin për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës.
Ai deklaroi se duke nisur nga 2026, Shqipëria do të prodhojë dronë, mjete të blinduara, uniforma ushtarake apo sisteme antidron. Rama shtoi se është ndarë fondi dhe shumë shpejt do blihen dy avionët e parë zjarrfikës.
“Ky vit ka qenë viti i rilindjes së industrisë ushtarake, që u çmontua në fillim të viteve 90 se na u tha që s’keni nevojë për këto se na keni ne. Të gjitha vendet kanë nevojë të kenë bazën e tyre industriale dhe Shqipëria ka nisur ta bëjë këtë, ndërkohë që kemi parë me pozitivitet të madh edhe një tendencë në rritje të qasjes së të rinjve ndaj FA, ku objektivi është që personeli aktiv të rritet me 30% deri në fund të këtij mandati, janë 721 rekrutë të rinj që i janë bashkuar FA vetëm këtë vit. Kemi ushtrinë më të mirëpaguar në rajon, përfshirë edhe Serbinë. Do vazhdojmë të rrisim mbështetjen me paga të ushtarakëve tanë sepse ambicia jonë është që të arrijë në mesataren e ushtrive të NATO-s sa i përket mbështetjes financiare. Ky vit na gjen me sistem raketor, me 3 anije patrulluese që i kemi dhuratë nga Italia, na gjen me radarë të vëzhgimit ajror falë bashkëpunimit me Francën.
Shqipëria vend prodhues i kapaciteteve ushtarake, por edhe të eksportojë kapacitete industriale ushtarake. Janë hedhur themelet e industrisë së mbrojtjes Made in Albania. Do prodhojmë uniformat në vendin tonë dhe do ta bëjmë pikë referime për të prodhuar uniforma edhe për të tjerët. Ushtria suedeze qep një pjesë të uniformave të veta në Shqipëri, por me një marrëveshje kontraktuale me një manifakturë private. Do prodhojmë mjete të blinduara, autoambulanca, do prodhojmë dronë luftarak dhe sistemet antidronë. 6 mujorin e parë të 2026 do shihen dhe produktet e para.
Na akuzojnë për një kompani shtetërore që kemi ngritur për shtetin, e kemi ngritur që në çdo lloj qasje nga të huajt në Shqipëri, shteti ynë të marrë pjesën e vet, jo siç ndodhte më parë, por tenxheret zien. Kemi vënë në dispozicion fondin për të blerë dy avionët e parë zjarrfikës”, tha Rama.
Hahahahhahaah. Pritini avionet se do vijne. Enderrojeni nje gje te tille. Do i keni. Si fillim per zjarret do perdorim avionin kryeministror qe na e fali sulltani. Aty ku zjarret jane me te vogla kemi veren e Gysit. Akoma mendoni se i plas bytha ketij te gjatit per njerezit ne kete vend. Po ti besh nje llogari sa dite ka qene brenda vendit ne nje vit mbase nuk behen 3 muaj. Ky jeton ne nje tjeter realitet. Leviz me avion personal, vesh kostume qe i kane enderr lideret me te fuqishem europiane, ka sponsore te fuqishem te gjitha trajtimet shteterore. Jeton si mbret ne shtetin me te varfer te EU. Ne qe presin avionet e zjarrit jemi skllever per te. Kaq vlejme.