TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 11:50

A është SPAK opozita e qeverisë? Rama vijon me të vjetrën: Reformën në drejtësi e sollëm ne

Shkruar nga Pamfleti
A është SPAK opozita e qeverisë? Rama vijon me të
Rama në konferencë

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet nëse SPAK është opozita reale e qeverisë, një ide që është përforcuar gjatë vitit 2025 nga retorika politike dhe përplasjet publike. Rama e hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar se SPAK është një institucion i krijuar, mbështetur dhe garantuar nga vetë shumica që ai drejton.

SPAK-u nuk është opozita e qeverisë. Është një institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse. Të tjerë janë betuar dhe stërbetuar që do ta shkrinin, por nuk e shkrinë dot, sepse votat i kemi ne”, tha Rama.

Ai shtoi se pavarësisht zhurmës politike, SPAK vijon të bëjë punën e vet si çdo institucion tjetër. “Depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi dhe shigjetë politike për të goditur qeverinë”, u shpreh Rama me një ton kritik ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

Pyetje: A është SPAK opozita juaj e vërtetë. Dhe kur folët disa javë më parë për një reflektim serioz mbi kufijtë mes pushteteve, a e kishit parasysh që gjatë vitit të ardhshëm kur mbushen dhe 10 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, mund të ketë një ndërhyrje në ligjet kryesore, në arkitekturën e drejtësisë së re? Dhe duke folur për opozitën, nga janari do të fillojnë protestat e përditshme poshtë zyrës suaj. Demokratët do të kërkojnë dorëheqjen tuaj zoti kryeministër. Do t'i merrni në konsideratë këto kërkesa? Faleminderit.

Rama: Tani, bëre shumë pyetje brenda pyetjes. Dhe duke folur për vitin e Shqipërisë, tani, pyetjen e parë e keni për SPAK-un. Meqë fjalën dhe kryefjalën, do t'ju përgjigjem natyrisht, nuk i shmangim asnjë pyetje. Dhe kallëzuesin dhe kundrinorin, unë do ju them këtë: ju e keni SPAK, SPAK, SPAK. SPAK-u nuk është opozita e qeverisë. Dhe duke folur për vitin e Shqipërisë, pyetjen e parë ju e keni për SPAK-un. I krijuar... Unë... vullnetit... do t'ju përgjigjem natyrisht, nuk i shmangim asnjë pyetje. I mbështetur nga kjo forcë qeverisëse. Por dua t'ju them këtë. I garantuar... SPAK-u nuk është opozita e qeverisë. SPAK-u është një institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse në sensin që të tjerë janë betuar dhe stërbetuar që do ta shkrinin, por nuk e shkrinë dot, sepse votat i kemi ne. Por... në këtë sens i garantuar. Dhe është një institucion i cili bën punën e vet si të gjitha institucionet e tjera. Kështu që... nuk është opozita e qeverisë. Por depresioni i thellë në të cilin ndodhet opozita e qeverisë, që është opozita e vërtetë, bën që puna e SPAK-ut të jetë e vetmja pikë referimi dhe e vetmja shigjetë politike për të goditur qeverinë.

Lini një Përgjigje