TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 12:30

Hetimet e SPAK-ut ndaj AKSHI-t, Rama: Institucion krenarie, pa të Shqipëria do ishte vite mbrapa

Shkruar nga Pamfleti
Hetimet e SPAK-ut ndaj  AKSHI-t, Rama: Institucion krenarie, pa të
Rama në konferencë me gazetarët

Kryeministri mbron Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit mes hetimeve, duke e cilësuar si simbol të dixhitalizimit dhe shërbimeve moderne

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot mbi akuzat dhe hetimet që prekin zyrtarë të lartë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e cilësuar këtë institucion si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë në modernizimin e administratës dhe shërbimeve publike.

AKSHI është një institucion krenarie për ne. Krenarie, jo për të ulur kokën, por për të qenë krenarë”, deklaroi Rama gjatë konferencës së fundvitit, duke shtuar se dixhitalizimi ka kursyer miliona euro për qytetarët dhe ka lehtësuar jetën e tyre të përditshme.

Sipas të dhënave që paraqiti, AKSHI ka bërë të mundur kursimin e 620 milionë eurove për qytetarët shqiptarë, falë dixhitalizimit të shërbimeve publike. “7600 vite pritje në radhë janë eliminuar. Janë 25 mijë rrotullime rreth tokës, nëse do imagjinonim një radhë njerëzish. Kaq ka bërë AKSHI”, shtoi Rama.

Ai theksoi se 3.4 milionë qytetarë janë përdorues të rregullt të platformës e-Albania, dhe vetëm gjatë vitit 2025 janë ofruar 17 milionë shërbime online dhe janë gjeneruar 12 milionë dokumente elektronike, me një mesatare prej 1.45 milionë shërbimesh në muaj.

Rama tha se gëzon respekt maksimal për drejtoreshën e AKSHI-t, pasi sipas tij, ka strukturuar këtë institucion. Kryemnistri tha se ajo jeton në një shtëpi me qira.

“Kjo është pjesë e hetimeve. Nuk kam dijeni për këtë dhe nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërtetat që dalin lart e poshtë.  Është proces, do bëhen hetime. Në krye të skuadrës së AKSHIT është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçajan, që ka një masë sigurie, me një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve të saj.  E njoh prej 20 vitesh dhe ka respektimin tim”, tha Rama.

Edi Rama: AKSHI, AKSHI është një institucion krenarie për ne, që të jemi shumë të qartë bashkë. Krenarie, jo jo për të ulur kokën, po për të qenë krenarë. Dhe është një institucion për të qenë krenarë, sepse kemi qenë këtu ne, keni qenë dhe ju, s'keni qenë kaq të rritur, por s'keni qenë dhe të vegjël, kur duhet të shkonit të mbanit rradha për çdo lloj letre, edhe për të marrë një çertifikatë të gjendjes civile. Dhe kur ata që kishit jashtë duhet të vinin këtu, se s'kishte shans të merrnin një copë letër atje jashtë se s'kishin nga e merrnin. 620 miliardë lekë, që janë 620 milionë euro, ka kursyer AKSHI për shqiptarët. Falë dixhitalizimit dhe këtë nuk e them unë. Ky është studim ndërkombëtar. 7600 vite pritje, në rradha. E di sa janë 7600 vite pritje në rradhë? Janë 25.000 rrotullime rreth tokës. Pra, parafytyroni një rradhë shqiptarësh që i shkon tokës 25.000 herë kështu. Këto ka bërë, ka bërë AKSHI. Janë 33 milionë euro kursime për shqiptarët jashtë vendit, të llogaritura përsëri e përsëris jo nga unë, është raport ndërkombëtar. Janë 75 milionë fletë letre të kursyera ose 378 kamionë me letër. Falë atij AKSHI-t, 3.4 milionë shqiptarë janë përdorues të rregullt të platformës e-Albania. Dhe vetëm në 2025-ën, janë 17 milionë shërbime të ofruara, 12 milionë dokumente elektronike të gjeneruara. Mesatarisht 1.45 milionë shërbime në muaj. Njerëz që që klikojnë, marrin shërbimin dhe mbarojnë punë. Pa takuar njeri, pa bërë njeri, pa atje. Dikur jepnin lekë për të marrë një çertifikatë, por dihet, e keqja harrohet, e mira s'ka fund.

7 Komente

    1. N
      Nardi

      Njesia mates e krenarise per ty eshte milion$ per cm2

      1. a
        armand

        Devjova pak monferencen per shtyp te Kryeministrit tone te madherishem. E tmerrshme. Nje idiot qe i duket vetja i zgjuar. I duekt qe di te genjej dhe po na mbush mendjen ne shqiptareve qe jetojme ne kete vend per suksese te qeverise. Ti duhesh arrestuar ne vend aty ku je, dhe te te mbyllet ajo hale qe vetem genjen. Mjaft me. Vodhet kafsherisht ti gezoni tani. Mos i permend me 83 mandate s ejane turpi jot. Ti di vetem te vjedhesh asgje me shume. Ik sa nuk eshte vone se pastaj do ngelemi te gjithe pa uje.

        1. c
          ccc

          Burr mizerje llum. Pake qene fare ordinere.

          1. k
            kristi

            Ta shoh shume te veshtire 2026 vella. Fillo bej dhe njehere llogarite se amerikanet nuk jane si ca gazetare aty qe bejne pyetjet qe do ti, dhe ty te duket se po thua se e manipulove opinionin. Jo se e ke problem ta ndryshosh qendrimin tend sa hap e mbyll syte, se ke treguar qe bie shpejt. Mos bej si tiger se je leter koke e kembe. I rane petet byrekut. Je lakuriq tani.

            1. C
              Celsi

              Kryeminister klloun eshte turp per ne si komb qe mbajme kete ordiner qe bullizon te gjithe shoqerine shqiptare. Konferenca e shtypit ishte nje turp per gazetarine tone . Gazetare te vdekur

              1. d
                dor

                Te fala Gysit dhe Beles!

                Lini një Përgjigje