TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 12:24

Rama i përgjigjet Berishës: Harroje dorëheqjen, qytetarët na dhanë 83 mandate

Shkruar nga Pamfleti
Rama i përgjigjet Berishës: Harroje dorëheqjen, qytetarët na
Rama-Berisha

Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht çdo mundësi për dorëheqje, krijim të një qeverie teknike apo zhvillim zgjedhjesh të parakohshme, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga opozita, e cila është bashkuar në një front të përbashkët kundër tij.

“Çfarë është ky muhabet, do jap dorëheqjen? Ne morëm 83 mandate në qershor, apo e keni harruar?”, u shpreh Rama në konferencën e fundvitit, duke theksuar se qeveria që ai drejton ka legjitimitet të plotë dhe nuk ka asnjë arsye politike apo institucionale për të lënë detyrën.

Ai ironizoi kërkesat e opozitës dhe e vuri theksin tek arritjet ndërkombëtare të vendit gjatë vitit 2025. “Kjo është pyetje që e bën opozita apo e bëni për interesin e publikut? Nuk besoj se publiku e shtron fare këtë pyetje. Ky vit është viti më i suksesshëm i Shqipërisë, dhe këtë sukses nuk e solli koha, por kjo qeveri,” tha Rama.

Kryeministri përmendi hapjen e kapitujve të negociatave me BE-në dhe samitin europian të mbajtur në Tiranë si dëshmi të mbështetjes ndërkombëtare. Ai shtoi: “Komisioni Europian nuk fal vende të korruptuara, as edhe nëse do të ishim një e dhjeta e asaj që thonë ‘tenxheret politike dhe mediatike’. Kurrë.”

Pyetje: E gjithë opozita është bërë bashkë dhe ju kërkon dorëheqjen, qeveri teknike ose zgjedhje të parakohshme. Apo do të ketë një qeveri të re nga ana juaj? Cila nga këto do të ndodhë në janarin e 2026-ës?

Rama: Tani më fal një sekondë se nuk u kuptuam. Kjo është pyetje që e bën opozita apo është pyetje që e bëni ju për interesin e publikut? Se nuk besoj se publiku e shtron fare këtë pyetje, ndërkohë që ajo që po bëjmë sot është konferenca e fundvitit dhe ky vit është viti më i suksesshëm i Shqipërisë. Dhe këtë sukses nuk e solli koha. Këtë sukses e solli kjo qeveri, kjo forcë qeverisëse, kjo shumicë. Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Shqipëria është vendi ku këtë vit që po mbyllim, u mblodh tërë Europa politike demokratike në sheshin Skënderbej. Erdhën në një vend të korruptuar, mendoni ju? Jo. Jo. Por nuk morën opinionin e 700 tenxhereve politike dhe mediatike kur erdhën. Kjo po, kjo është e vërtetë. Si mendoni ju? Komisioni Europian e fal një vend që do të ishte jo ky që thonë tenxheret, po do të ishte një e dhjeta e këtij. Kurrë. Kurrë. Asnjëherë. Dhe e kam thënë gjithmonë dhe e përsëris, nëse po ndodh sot ky proces, është meritë në radhë të parë e kësaj force politike. Juve i keni parë reagimet e të tjerëve kur ju preket, kur ju preket floku, se çfarë thonë. Po s'keni dëgjuar ndonjëherë nga unë, s'keni për të dëgjuar ndonjëherë, jo sharje dhe akuza, po as ëh, ëh, fjali që shkojnë në drejtim të goditjes së reputacionit dhe madje edhe të ëh, presionit dhe të kërcënimit të këtyre organeve. S'e keni dëgjuar ndonjëherë. Ky është një proces i pashmangshëm, i domosdoshëm, që ka gjithë problematikat e veta dhe kaq. Çfarë është ky muhabet, do jap dorëheqjen? Ç'do... Ne morëm 83 mandate në qershor, apo e keni harruar?

3 Komente

  1. S
    Suzana Bilali.

    Pushteti merret me votate popullit jo me protesta.Duhet te bejne analizen e humbjes.Per kete duhet te mendoje opozita.

    1. H
      Hasan

      Saliiii... harroje qeverisjen, sepse Edit i dhane dmth I mori 83 mandate... eshte formula qe ke shpikur ti Sali efendi... vidh mandate fhe zhyt popullin.

      1. b
        bleta

        Kush jane keto 83 mandate se nuk i njohim. Vetem nje shkelqen aty Sara Mile, te tjeret se di. 83 kolos ke aty, me ta ste gjen gje e keqe. Ajo eshte vertet forca jote. Sa i mjere je. Tani kane filliar dhe po te keshillojne keq po keq fare.

        Lini një Përgjigje