TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 12:50

Ulsi Manja sfidon Berishën: Përdore emrin tim sa të duash, por nuk të ngjit më fjala

Shkruar nga Pamfleti

Manja e zhvendos debatin te realiteti politik dhe i kujton Berishës se fjala e tij nuk ka më peshë...

Ulsi Manja sfidon Berishën: Përdore emrin tim sa të duash, por

Ish ministri i drejtësisë Ulsi Manja kundërshton Sali Berishën me një reagim të drejtpërdrejtë në Facebook. Ai mohon akuzat për “grushte” dhe i cilëson ato shpifje të sajuara për të krijuar zhurmë politike. Manja thekson se Berisha nuk mbështetet më nga faktet dhe kërkon vëmendje përmes emrave të figurave në pushtet.

Manja citon:

“Sali, ktheje dhimbjen në forcë. Më thanë që më kishe qarë hallin dje në foltoren tënde buzë trotuarit. Të mirëkuptoj, Sali. Kur më shumë lajm bën emri im dhe ty s’të ngjit më fjala, ke leje ta përdorësh emrin tim sa herë të duash. Për shpifje si kjo e grushtave, për përralla dimri, për thashetheme pazari e kafenesh, për çfarëdo që t’i vijë mbarë moshës tënde.”

Ai shigjeton edhe mënyrën se si opozita përdor figura të tjera për të krijuar protagonistë të rremë në politikë. Manja shton:

“Nëse emri im të ndihmon të bësh lajm më shumë se Ervin Salianji, përdore emrin tim. Si i thonë fjalës, një rrugë e dy punë. Ti tretësh çdo ditë e më shumë politikisht, ndërsa mua më shtohen ndjekësit në politikë.”

Ky reagim i Manjës paraqet një qëndrim të qartë se ai e sheh Berishën si një politikan që po humbet terren dhe po tenton të mbijetojë përmes akuzave pa prova.

ulsi manja berisha

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Si dy enë komunikuese.

    Lini një Përgjigje