TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 12:30

SPAK irriton Ramën, kryeministri: Boll me pretendime të rritjeve të korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

SPAK irriton Ramën, kryeministri: Boll me pretendime të rritjeve

Kryeministri Edi Rama po i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në konferencën e fundvitit, ku u ndal te drejtësia, arrestimet dhe perceptimi për korrupsionin.

Rama theksoi se sipas dokumenteve të Këshillit të Europës, probabiliteti për të shkuar në burg pa qenë i dënuar është më i madh sesa rasti kur dënohesh fajtor, duke iu referuar këtu disa arrestimeve në mandatin e tij të parë dhe të dytë.

Ai u shpreh se parimi bazë i drejtësisë është që “më mirë 100 fajtorë jashtë sesa një i pafajshëm brenda”, duke kritikuar qasjen e arrestimeve pa prova të qarta.

I irrituar nga SPAK, Rama hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria ka arritur kulmin e korrupsionit, duke i cilësuar si një “tymnajë të gënjeshtërt dhe të ligë”.

Sipas Ramës, kushtetuta e thotë se pushtetet janë të ndara dhe sipas tij një prokuror nuk mund të vijë edhe thotë se vendimi në fjalë i marrë si një funksionar i lartë përbën shpërdorim detyre.

“Probabiliteti që të shkosh në burg pa qenë i dënuar është më i madh se sa rasti kur dënohesh. Ai dokument i këshillit të Europës është alarm. Sensi i drejtësisë në fund të ditës është; më mirë 100 fajtorë jashtë se sa një i pafajshëm brenda. Jo kap e fut njerëz brenda dhe shohim nesër a jeni apo jo fajtorë. Ata kalojnë në këtë llahtar të pafajshëm. S’po flasim për ata që kalojnë në llahtarin e tenxhereve, por për njerëzit e zakonshëm. Çfarë provash ke ti? Dyshime? Nuk japim asnjë të dhënë. Zero, hiç. Pastaj vijmë te graviteti i veprës. Dua t’u jap përgjigje se sa e gënjeshtër, e ligë, është kjo tymnajë sipas së cilës; Shqipëria ka arritur kulimin e korrupsionit. Po i referohem institucioneve që merren me korrupsion. Korrupsioni është vepër më vete. Është e definuar. Jo çdo kush që hetohet dhe akuzohet nga prokuroria Speciale ka bërë korrupsion! Ka dhe vepra të tjera. Shpërdorimi i detyrës është një vepër që iu kthye dhe vetë BE sëfundmi. Është term ku futen thes i madh, me kollajllëkun më të madh. Jeton në një kulturë ku tenxheret hidhen me kapakë përpjetë; burg, burg, burg. BE iu kthye rishikimit të nocionit pas kërkesës së Gjermanisë.

Kushtetuta thotë; janë tre pushtete të pavarur nga njëri-tjetri. Drejtësia është i pavarur nga ekzekutivi, dhe ekzekutiv është i pavarur nga drejtësia. Cila është pavarësia e një kryeministri? Pavarësia e marrjes së vendimeve. Nuk vjen dot një prokuror dhe të thotë; pse e vendose kështu! Dhe kjo gjë ka ndodhur. Nëse vendimi im ka një prapavijë të qëllimshme, për të përftuar në mënyrë të paligjshme apo për të sjellë një dëm, këtu nuk jam i pavarur. Këtu vjen drejtësia. Qysh nga fillimi i kapitullit të drejtësisë speciale, janë 37 raste. E dini ju se sa raste nga këto 37 që përfshin funksionarë të niveleve të ndryshme, i përkasin viteve të mandatit të parë apo dhe të dytë të kësaj qeverie apo mazhorance?! Janë 80%.”, tha Rama.

2 Komente

  1. a
    alisa

    Nuk u rrit korrupsioni, mender eshte qelbur fare. Vjen era mut gjithandej. Kere e krijove ti o i gjate me ate psikopatine dhe babezine tende. Te dolen te gjitha ne shesh te dolen.

    1. D
      Diella

      Te gjithe e dine pervec kryeministrit aktor, qe duke filluar nga Cet kastrati, Rame Geci , Rrok Gjoka,Salillari,Dulaku orioni, Besnik Sula, Bashkim Ulaj, Ilir trebicka, Orest sota Armand Lilo me koordinator Albani e Atelie4 jane nenkontraktor te Rames dhe ata qe fshehin permes investimeve ne emer te tyre leke e Kryeministrit tone te ndershem.

      Lini një Përgjigje