TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2025, 12:49

Hapja e aeroportit të Vlorës, Rama: Konflikti mes aksionerëve nuk na pengon, do të respektohet kontrata

Shkruar nga Pamfleti
Hapja e aeroportit të Vlorës, Rama: Konflikti mes aksionerëve nuk
Rama në konferencë

Kryeministri Edi Rama u pyet sot në konferencën e fundvitit për Aeroportin e Vlorës, i cili është mbetur “peng” i konfliktit mes aksionerëve.

Rama deklaroi se fjala nga aksionerët për hapjen e aeroportit të Vlorës këtë vit nuk u respektua, ndaj shpreson që të respektohet kontrata.

“Për fat të keq ka pasur një konflikt brenda kompanisë, mes aksionerëve që kanë arsye dhe dinamikat e tyre. Por puna ka vazhduar dhe ne dëshirojmë shumë që të respektohet kontrata.

Dëshiroja shumë që të respektohej fjala, sipas të cilës do të hapej këtë vit, por fjala nuk u mbajt. Tani të respektohet kontrata që është pranvera e vitit që vjen. Aeroporti i Gjirokastrës është përgatitur procesi dhe besoj shumë shpejt do të hapet gara”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje