TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2025, 17:23

"Vetëm ne na thonë në aeroport kur hyjmë, se kur do ikësh", zotohet Rama: Kjo nuk do të ndodhë më

Shkruar nga Pamfleti

"Vetëm ne na thonë në aeroport kur hyjmë, se kur do

Kryeministri Rama ka folur nga Athina, gjatë një takimin me shqiptarët në kuadër të takimeve të diasporës. Rama tha se vota në 11 Maj ka rëndësi për faktin, se sipas tij nuk do të hyjmë në aeroport më si të veçuar.

"Tani unë dua tju them pse çdo prind këtu në Itali dhe kudo, që i ka fëmijët e vegjël apo në studime duhet ta harrojë se janë disa parti në garë. Duhet të votojë vetëm te kutia numër 5. Për arsye se nëse i jep fëmijëve pasaportën të studiojnë këtu, jo si student të huaj por si student europian do ketë shumë më shumë lehtësime. Ata që kanë pasaportën greke quhen të huaj dhe kanë tarifa të larta. Me atë pasaportë të gjithë janë të barabartë. Tjetra vjen njëriu në aeroport dhe i thonë dil andej dhe këtëj, ne nuk bëjmë dot sot pas asnjë polic nga prapa. Vetëm neve na thonë kur hyjmë, se kur do ikësh. Ne vetëm me atë pasaport do kalojmë me europianët e tjerë por do mund të qëndrojmë ku të duam", u shpreh ai.

Lini një Përgjigje