
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një urim për besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Pas vizitës në Komunitetin Mysliman, ai njoftoi se një nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitetet fetare, një fond që ai e quajti të domosdoshëm dhe që u takon plotësisht.
'Unë garantoj, garantova dhe kreun e KMSH se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën e vënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanët dhe kjo është detyrim. Do vendoset menjëherë pas 11 majit. Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri', tha ai.
Lini një Përgjigje