
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot besimtarët myslimanë për Festën e Fitër Bajramit.
Ne mesazhin e tij, Begaj shkruan se kjo festë është përmbyllja e muajit të sakrificës për të gjithë besimtarët. Ai uroi u shqiptarët që Zoti t’iu japë begati dhe lumturi në familjet e tyre.
“Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët!
Përmbyllja e agjërimit, përfundimi i muajit të sakrificës, bëhet me festën e mrekullueshme të Bajramit, me festën e gëzimit, pajtimit të shpirtit dhe me shpresën e mëshirës së Zotit. Për të gjithë shqiptarët dhe familjet e tyre, uroj që Zoti t’u japë begati dhe lumturi!”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje