Kryeministri Edi Rama i është rikthyer turit me diasporën, teksa po zhvillon një takim me shqiptarët në Kretë. Takimi mbahet stadiumin “Kladiddos”.
Në nisjen e fjalimit të tij, kryeministri tha se në ishullin grek kanë origjinën burra të rëndësishëm grekë, teksa përmendi edhe kryeministrin aktual Kyriakos Mitsotakis. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojë në Greqi, të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.
“Më në fund m’u dha mundësia që të vij këtu në Kretë, në vendlindjen e Zeusit, në vendin ku janë ndërruar njëri pas tjetrit romakët, bizantinët, arabët, venecianët, otomanët deri kur në 1913 Kreta iu bashkua Greqisë. Ky vend ku historia ka parë jashtëzakonisht shumë dhe ka lënë shënim shumë gjëra me shumë rëndësi jo thjesht për Greqinë dhe për kombin grek, por për të gjithë Evropën, Këtu në Kretë zeusi rrëmbeu princeshën, të cilën pastaj e çoi diku tjetër dhe ndërkohë emri i saj ishte Evropa dhe nga këtu Evropa mori emrin. Prandaj Kreta konsiderohet djepi i qytetërimit evropian. Këtu kanë lindur shumë njerëz që i kanë dhënë shumë Greqisë por edhe mbarë Evropës dhe kulturës botërore. Që nga piktori Doménikos Theotokópoulos tek Nikos Kazantzakis, shkrimtari legjentar i Greqisë dhe kanë lindur edhe burra shteti të rëndësishëm…te Mitsotakis, e prej këtu e ka origjinën kryeministri aktual, miku ynë, Kyriakos Mitsotakis”, u shpreh kryeministri.
Lini një Përgjigje