TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2025, 15:36

Gara vetëm me lista të hapura e "Djathtas për Zhvillim", Alibeaj: Koalicioni ynë ka kundërshtar vetëm Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Gara vetëm me lista të hapura e "Djathtas për

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka bërë të ditur se është bërë dokumentacioni i nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Kështu, partia e Alibeajt do të shkojë në zgjedhje vetëm me 140 kandidatët e listës së hapur.

Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se kjo manovër është konsultuar me KQZ dhe është e ligjshme.

“Gjatë kontrollit të listave, koalicioni jonë doli që nuk ka asnjë njeri të implikuar me veprimtari të paligjshme gjë që tregon korrektesën e listës sonë dhe seriozitetin me të cilin jemi angazhuar në luftën ndaj korrupsionit. Koalicioni ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dinë që ne garojmë me lista të hapura”, tha Alibeaj.

Ndërsa deputeti Shehi u shpreh se tani nuk ka asnjë rrezik për ndarjen e mandateve për deputet brenda subjektit.

Lidhur me replikat Rama-Basha në rrjetet sociale, Shehi tha se “Djathtas për Zhvillim” nuk do të ndjekë asnjë kundërshtar apo konkurrent, por hyn për një fushatë serioze.

Lini një Përgjigje