TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2025, 12:28

Rama: Brenda 2026-ës shkollat do monitorohen me kamera inteligjente

Shkruar nga Pamfleti
Rama: Brenda 2026-ës shkollat do monitorohen me kamera inteligjente
Edi Rama

Në garën elektorale për të fituar mandatin e katërt në zgjedhjet e 11 Majit, Edi Rama shpalosi sot planin e PS “Shqipëria 2030”.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal gjerësisht tek arsim, investimet që janë bërë dhe ato  investime që qeveria synon të realizojë në vazhdim.

Rama tha se brenda mandatit të karter do të ketë një program pas shkollor për fëmijët duke përfshirë dhe ushqimin falas, në mënyrë që prindërit të mos jenë të detyruar të ndërpresin punën dhe angazhimet e tyre për të marrë fëmijët nga shkollat, çerdhet apo kopshtet.

 “Në mandatin e katërt. Brenda mandatit të 4 numri i laboratorëve  inteligjentë do të jetë 1 mijë. Brenda mandatit të katërt do të nisë programin e ushqimit në shkolla, po ashtu do të nisë dhe një program pas shkollor i cili është një hap tutje, sepse aty ku do të jetë ushqimi, do të jetë dhe mos shqetësimi i prindërve  për të  lënë punën dhe për të marrë fëmijën nga shkolla. Pra në këtë mënyrë do të kenë një qartësi për qëndrimin e fëmijëve.”

Për sigurinë në shkolla Rama tha se brenda vitit 2026 të gjitha shkollat do të monitorohen 24/7 me kamera inteligjente. Për të ndaluar bullizmin, kopjimin e aq më keq konfliktet në shkolla. Sa i përket arsimit profesional, shkollave profesionale, Rama tha se skuadra e tij po punon që deri në vitin 2030, të dyfishohet numri i nxënësve në arsimin profesional.

“Brenda vitit 2026 shkollat do të monitorohet nga kamera inteligjente. Është një projekt i nënshkruar, i financuar dhe tani ngelet vetëm zbatimi. Gjatë mandatit të 4 do të dyfishohet numri i nxënëseve në arsimin profesional. Objektivi është që në Shqipërinë 2030, 35% e numrit të nxënësve të studiojnë në shkolla profesionale. Të gjitha familjeve që janë në periferitë rurale do u jepet mundësi që fëmijët ë tyre ti çojnë në shkollat profesionale dhe për ta do të kujdeset sistemi publik.”

Duke i cilësuar si konstatime të sakta dhe jo thjesht premtime në hava Rama tha se investimet do të shtrihen dhe në sistemin parauniversitar e atë universitar.

“Në mandatin e katërt do të shtohet numri i disiplinave sportive dhe synojmë që të paktën 20 mijë fëmijë e adoleshentë të jenë të angazhuar në këtë sistem sportin. Trefishuam investimin në universitete. Dua ta sqaroj qartë që të gjitha këto nuk janë premtime në hava janë kalkulime, projekti jonë qeverisës është hulumtuar nga ministri jonë i Financave dhe ka marrë miratimin.”

edi rama

Lini një Përgjigje