TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2025, 11:32

Foto/ Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Shkruar nga Pamfleti
Foto/ Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke zbuluar edhe një model të pasaportës që, sipas tij, do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kjo është fytyra e pasaportës shqiptare evropiane,” u shpreh Rama, duke theksuar se dizajni i ri përmban elementët e sigurisë të standardeve të BE-së.

“Programi i PS”, Rama: Shpata e drejtësisë ia dorëzuam SPAK të vetëdijshëm për kostot që do kishte për ne!

Ai vuri në dukje se, megjithëse qytetarët shqiptarë sot udhëtojnë pa viza, ende përballen me kontrolle shtesë në kufijtë evropianë.

“Kur shkojmë në BE, ai polici na pyet sa lekë ke me vete, ke ndonjë rezervim hoteli, sa do rrish dhe kur do ikësh,” tha Rama, duke nënvizuar se me anëtarësimin, shqiptarët do të kenë të njëjtat të drejta si çdo qytetar i BE-së.

Foto/ Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Lini një Përgjigje