
Edi Rama kërkon mandatin e 4 radhazi qeverisës me kartën se do t'u japë shqitarëve pasaportën e BE, edhe pse harron se ka 12 vite në pushtet.
Kryeministri Edi Rama ka shpalosur ditën e sotme programin “Shqipëria 2030”, teksa u shpreh se yjet janë rreshtuar në fatin e vendit tonë për integrimin në BE.
Duke folur nga një studio si në fjalimet e motivimit në 'TED Talk' që harrohen pothuajse një ditë pasi i ke parë, Rama po shpalos një për një sukseset e qeverisë së tij, teksa pas shpine reklamon takimet dhe fotot me liderët e BE.
Kreu i qeverisë shtoi se “kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama”.
'Yjet janë rreshtuar në fatin tonë. Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e fatit të Europës, këtë mundësi se kemi pasur kurrë. Ne po negociojmë me një vrull të jashtëzakonshëm, vrull i dyanshëm. Ti çojmë mesazh BE, duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe çdo shqiptar. Pasaporta është një ambicie që deri para pak vitesh më parë do të dukej çmenduri ta kishim në prag të zgjedhjeve për mandatin e katërt.
Kush e do pasaportën e BE duhet të japë kontribut, dhe ky është investimi i votës në qendër të fletës së votimit ku shkruan numri 5, PS dhe Edi Rama.', tha ai.
Rama në këmbimt të pasaportës së BE, ftoi shqiptarët të votojnë PS-në më 11 maj.
“Më 11 maj shqiptarët duhet të na japin mandatin dhe të japin një mesazh të fortë Brukselit duke votuar masivishit për anëtarësimin e BE-së. Një pasaportë, treg i përbashkët, hapësirë bashkëjetese, barazi para ligjit....", tha Rama.
Më tej Rama ka prezantuar edhe një model të pasaportës që, sipas tij, do të përdoret nga shqiptarët pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian, një ide kjo që i ngjan prezantimit të dizajnt inovativ dhe teknologjisë së avancuar që u bë publike nga Zvicra në shkurt.
“Kjo është fytyra e pasaportës shqiptare evropiane,” u shpreh Rama, duke theksuar se dizajni i ri përmban elementët e sigurisë të standardeve të BE-së. Ai vuri në dukje se, megjithëse qytetarët shqiptarë sot udhëtojnë pa viza, ende përballen me kontrolle shtesë në kufijtë evropianë.", theksoi Rama. / Pamfleti
Lini një Përgjigje