TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2025, 07:17

Merrni frymë thellë njerëz, Tërmet Peçi citon Ismail Kadarenë

Shkruar nga Pamfleti
Merrni frymë thellë njerëz, Tërmet Peçi citon Ismail
Edi Rama dhe kandidati për deputet i Gjirokastrës, Tërmet Peçi

Tërmet Peçi, një nga karikaturat politike të Edi Ramës në pushtetin vendor, i cili pas datës 11 maj pritet të bëhet deputet i qarkut Gjirokastër, ka premtuar komandantit të tij se do të sjellë një "tërmet" për zgjedhjet.

Tërmeti ka nisur fushatën e tij me një ritëm të shpejtë, duke shfrytëzuar rrjetet sociale, dhe pritet të tërheqë shumë vëmendje, po aq sa komandanti i tij, Edi Rama. Në një postim të fundit në Facebook, ai madje ka cituar edhe shkrimtarin e njohur Ismail Kadare.

Ata që e njohin Tërmetin, i cili ka qenë gazetar në oborrin e Rilindjes, e dinë se ai ka pak lidhje me librat dhe arsimin. Asnjëherë nuk është sqaruar se sa shkollë ka përfunduar, por është e qartë se në botën e Rilindjes, shkolla nuk është një kriter për karrierën politike.

Madje, shkolla mund të jetë edhe një pengesë në disa raste.

Ajo që i nevojitet në PS është të ketë një të kaluar kriminale dhe të jetë i gatshëm të shërbejë pa kushte Edi Ramës. Tërmeti përmbush të dyja këto kritere dhe, prandaj, është mbështetur nga elita e Rilindjes si kryetar bashkie dhe tani si deputet.

Nëse shkrimtari Ismail Kadare do të ishte gjallë, nuk dihet se çfarë do të mendonte kur të mësonte se një person si Tërmet Peçi, i afërt me Edi Ramën, po citon pjesë nga veprat e tij. Për ta parë si një parodi, mund ta lexoni këtë:

“MIRËMËNGJES
Siç thotë Kadare: “Në këtë qytet ishin të bukura sidomos mëngjeset”…
Nga mrekullia e gurtë, ju uroj një ditë dhe fundjavë të mbarë”, shkruan Tërmet Peçi.

Merrni frymë thellë njerëz, Tërmet Peçi citon Ismail
Postimi i Tërmet Peçit

 

 

tërmet peçi edi rama tërmet peçi ismail kadare

Lini një Përgjigje