TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2025, 20:34

Nuk i del inati me SPAK-un, Berisha: Eksperiment i ekstremit të majtë, Soros e projektoi fshehtas

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i del inati me SPAK-un, Berisha: Eksperiment i ekstremit të majtë,

Kreu demokrat Sali Berisha ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuza për korrupsion dhe dosja e tij ndodhet në GJKKO e ka konsideruar reformën në drejtësi si një eksperimet të ekstremit të martë që u aplikua në Shqipëri.

Berisha tha se reforma në drejtësi në Shqipëri, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.

Ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.

Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.

Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij.

Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është?

E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.

Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.

Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese”, tha Berisha.

Sipas tij, një aspekt tjetër dramatik, antidemokratik, antikushtetues i saj, është kontrolli policesk i prokurorit mbi gjykatësin që i dorëzon dosjen.

Berisha tha se kjo nuk ka qenë as në diktaturë.

“Se si mundet në një vend të lirë të pretendohet që të vësh gjykatësin në survejim të prokurorit, që i çon atij dosjet, nuk ka mendje më të mbrapshtë përveçse ekstremi i majtë, i cili kërkon me çdo kusht të kërkojë drejtësinë me mekanizma antikushtetues, mund të vendosë një ligj të tillë. Dhe ju e shihni se çfarë mbrojtje i bëjnë me propagandë këtij sistemi. Ndaj del edhe kreu i prokurorisë speciale e thotë se afërmendsh gjykatësi do bëjë atë që i themi ne. Sigurisht sepse segmente të regjistrimeve që u bëjnë gjykatësve, shpërndahen në të katër anët, gjer edhe te telefoni im si qytetar dixhital. Atëherë ta heqim, pse të kemi gjykatës, kemi prokurorin dhe kaq. Ky është një kontroll policesk i paimagjinueshëm”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje