TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Mars 2025, 22:20

Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Tabaku e zhgënjyer nga ish-kolegët: Kush nuk bashkohet, i shërben Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Basha dhe Alibeaj me parti të reja, Tabaku e zhgënjyer nga

Jorida Tabaku ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt për të dalë me dy parti të reja në këto zgjedhje parlamentare.

Deputetja demokrate teksa shpjegoi se kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës, shprehu edhe njëherë qëndrimin e saj se opozita duhet të ketë një model të sajin dhe jo një kopje të Ramës.

“Keqardhje që dy kolegët kanë krijuar dy parti të reja. E keqja është se nuk shohin dot të ardhmen. Kushdo që nuk i bashkohet opozitës i shërben mazhorancës. Kushdo që i shkon Ramës nga pas me tallavanë e tij, po tërheq vëmendjen nga korrupsioni. Ne njerëzve duhet t’u tregojmë një model tonin dhe jo një kopje të Ramës”, tha Tabaku për emisionin “Çdo Kënd”, në “A2CNN”.

Lini një Përgjigje