Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programit të “Shqipëria 2030”.
Sipas tij Partia Socialiste është e vetmja garante e reformës në drejtësi.
Rama ironizoi Berishën duke thënë se “bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys”.
Kreu i qeverisë shtoi se PS ia ka dorëzuar shpatën e zonjës së drejtësisë SPAK-ut.
“Ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht, me një vizion të qartë dhe vullnet të palëkundër, vetëdije të qartë se çdo të sillte për ne, shpatën e drejtësisë. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e parit të qeverisë deri kur arrita unë në atë zyrë.
Sot ajo shpatë është në duart e SPAK, peshorja tek GJKKO, sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohet që do ta kthejë përmbys, duan votën më 11 Maj që të rimarrin shpatën dhe ta zhveshin zonjën e drejtësisë nga fuqia për të imponuar drejtësinë para ligjit”, deklaroi Rama.
Lini një Përgjigje