
Ardit Bido, kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë për zgjedhjet e 11 Majit ka reaguar pasi PD kërkoi përjashtimin nga lista e PS. Partia Demokratike argumentoi se ai duhet të përjashtohet pasi mban ende postin e Drejtorit të Arkivave.
Ndërsa ka publikuar dokumentin që tregon se nuk mban më postin e Drejtorit të Arkivave, ai shprehet se “PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më”.
Sipas Bidos, demokratët nuk e përjashtojnë dot me teknikalitete, sepse nuk dinë si të lexojnë ligjin dhe të kërkojnë dokumentacionin.
“Doktor dole prapë blof: shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve
PD e Belerit që e ka zënë halli se i del që do më ketë përballë në parlament e s’ka nga të fshihet më, doli për të dytën ditë radhazi në konferencë për shtyp vetëm kundër meje nga mbi 180 kandidatë të PS në këto zgjedhje, duke bërë blofin e radhës.
Thanë që nuk kam hequr dorë nga drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, se as dinë të lexojnë ligjin e as të shohin dokumentet: aktin e pezullimit nga DAP që mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidoja! S’ka habi: kështu është kur niveli intelektual i këshillimit të PD është ai i dijetarit të madh Fredi Beleri.
Doktor, mos dil më blof! Sa herë të flasësh, aq herë do më gjesh përballë me të vërtetat historike e aktuale siç do jemi përballë në parlamentin e shqiptarëve, ti me aleancën e antishqiptarisë madhështore e unë me pastërtinë time!”, thuhet në deklaratën e tij.

Lini një Përgjigje