
Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar pas videos satirë të shpërndarë mëngjesin e sotëm nga kryeministri Rama. Ky i fundit i drejtohej kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, se do ta merrte Lapajn në qafë ashtu siç mori sipas tij edhe Lulzim Bashën.
Ai e cilëson si një video bullizuese nga kryeministri, ndërsa shton se Rama është i shqetësuar pasi Lapaj nuk ka pranuar të bëjë pazare politike me të. Kreu i “Shqipëria Bëhet” sfidon gjithashtu kryeministrin duke e fituar në debat.
“Kjo ditë e gëzueshme për ë gjithë besimtarët duhet të ishte një ditë feste e gëzimi dhe një ditë pushimi për të ligën e të keqen por kryeministri jonë që pa gdhirë poston një video ku më bullizon dhe më njehson me bashkudhëtarin e tij politik me të cilin ndryshuan e morën peng Kushtetutën në 2008 dhe mbajtën peng hapjen e listave vitin e kaluar.
Çfarë e shqetëson një kryeministër që ka 28 vite në politikë, që ka mbi 20 mijë automjete të administratës që i keqpërdor, që të dhunojë e bullizojë një të ri me ëndrra e që në moshë është sa djali i tij, Mos vallë fakti që ky i ri nuk i vjen në pazar dhe thotë që do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme?
Eja në debat zoti Rama të pres kur dhe ku të duash”, thuhet në reagimin e Lapajt.
Lini një Përgjigje