
Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj ka reaguar pas vizitës së Presidentit të Republikës Bajram Begaj në Austri.
Begaj u prit me nderime të larta nga Presidenti Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi fillimisht takimin kokë më kokë, më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse dhe në fund krerët e dy shteteve dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.
Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Fate Velaj realizoi një vizitë zyrtare së bashku me Presidentin Begaj dhe homologun e tij Austriak, Alexander Van der Bellen.
Gjatë takimit të zhvilluar në Vjenë, në Pallatin Presidencial Hofburg, Velaj shprehet i lumtur për takimin me kancelarin Christian Stocker si dhe me Gouvernatorin e Land'it Austria e Sipërme, Z. Thomas Stelzer, Kryetarin e Bashkisë Linz Dietmar Prammer.
“I lumtur që si ambasador i Shqipërisë në Austri, realizova vizitën zyrtare të Presidentit Bajram Begaj tek homologu i tij Austriak, Alexander Van der Bellen.
Gjithashtu me kanzelarin Christian Stocker si dhe sot me Gouvernatorin e Land'it Austria e Sipërme, Z. Thomas Stelzer, Kryetarin e Bashkisë Linz Dietmar Prammer por, dhe shqiptarët në Vjenë e në Linz”, shkruan Ambasadori i Shqipërinë në Vjenë.

Presidenti Begaj vlerësoi Austrinë për angazhimin në mbështetje të së ardhmes së Shqipërisë në BE dhe, gjithashtu, lidershipin austriak për vizionin strategjik për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor të ankoruar fort në rrugën evropiane.

Gjatë takimit Begaj-Van der Bellen u diskutua edhe Kosova, për të cilën Presidenti i Republikës i përcolli homologut të tij mirënjohje për rolin dhe kontributin e Austrisë për pavarësinë, fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës, për njohjet e reja dhe anëtarësimin e saj në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.


Lini një Përgjigje