TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2025, 17:14

Batutat nga Athina, Rama: E dini vetë ju sa superseksi është ‘bufi i kënetës’, e kemi trashëgimi nga diktatura

Shkruar nga Pamfleti

Batutat nga Athina, Rama: E dini vetë ju sa superseksi është

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, nuk ka lënë mënjanë batutat në drejtim të Sali Berishës, kreut demokrat.

Rama tha se ky bufi i kënetës mbretëron në një llum që i ka penguar shqiptarët dhe ka penguar Shqipërinë për kaq shumë vite.

Këtë bufin që rri në krye të llumit e kemi trashëgimi nga diktatura komuniste. Ky bufi i kënetës e pranoi se është buf, por na tregoi historitë me perënditë greke. Madje i duket vetja edhe i bukur, por ju e dini vete sa superseksi është bufi i kënetës”, tha Rama.

Në vijim kreu socialist u shpreh se në datat 15-16 maj në Tiranë vijnë liderët e vendeve të BE, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, dhe liderët e vendeve jashtë BE. “Imagjinoni që Europa dhe NATO të bashkëbisedojnë me bufin e kënetës”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se këneta ka probleme të rënda me aritmetikën.

Rama tha se gënjejnë sikur PS nuk hapi 300 mijë vende siç kishte premtuar, ndërsa iu përgjigj me shifra duke thënë se sot rezultojnë 1 milionë e 327 mijë të punësuar në Shqipëri.

Kur hyni aty për të mësuar se çfarë po bëhet në Shqipëri, ndër shumë përqeshjet, është edhe përqeshja se kur morëm detyrën premtuam 300 mijë vende pune dhe kjo nuk ndodhi. Mjafton të shohësh regjistrat e shtetit, aty ku në fakt të punësuarit janë të regjistruar me emër dhe mbiemër.

Aty ishin 1 milionë e 23 mijë shqiptarë që figuronin të punësuar, ndërkohë në regjistrin e pagave sot janë 1 milionë e 327 mijë. Ne e dimë të gjithë që këneta ka probleme të rënda me aritmetikën, por unë besoj se aritmetika thotë se mes 1 milionë e 23 mijë dhe 1 milionë e 327 mijë janë pak më shumë se 300 mijë diferencë që janë sot të punësuarit në Shqipëri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij përmendi një takim që kishte patur me një taksist në Athinë gjatë ditës që kishte arritur për takimin. Taksisti kishte thënë se sipas tij ‘kur erdhën në Greqi ishin 100 shkallë më poshtë kurse sot janë një shkallë më poshtë’.

Më treguan se gjatë ditës së sotme duke bërë takime kanë ndeshur dicka pak a shumë që është e përbashkët te shqiptarët e Athinës, të gjithë kanë nisur ta pyesin veten nëse duan të kthehen apo jo?

Qoftë pyetja që bëni është inkurajuese

Më pëlqeu shprehja e një taksisti, kur erdhëm ishim 100 shkallë më poshtë sot jemi një shkallë më poshtë. Sot jemi këtu për ta ngjitur dhe shkallën e fundit.

Mua më vjen shumë mirë që ndërkohë që sot ne kemi ardhur këtu të ndajmë bashkë me ju jo vetëm çfarë kemi bërë, aty ku ska qenë asnjëherë. Për ta vendosur Shqipërinë në pikën e huaj. Ata nuk na shohin më na lartë posht port ë na respketojnë për atë që jemi. Nga ana tjetër ta kthejmë Shqipërinë, në një ëndër që nuk duket e largët sa dikur. Sot Shqipëria është një vend që e ka në dorën e vetë fatin e vetë. Nuk është në mëshirën e askujt por e ka vetë fatin e saj.

Shkollat nuk kishin më as shkumsa, të gjitha ato planet e Shqipërisë së rrugëve kishin mbetur të gjitha rrugëve. Rrugët e mbetura rrugëve lëngoni dhe ata rrezikonin falimentimin. Shqipëria e ka nën kontroll borxhin”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje