TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2025, 16:48

Rama në Athinë: Mandatin e 4-t e dua për të anëtarësuar Shqipërinë në BE

Shkruar nga Pamfleti

Rama në Athinë: Mandatin e 4-t e dua për të

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me shqiptarët në Athinë, tha se pas zgjedhjeve do të ndërmarrë një tur falenderimesh, për të shprehur mirënjohjen ndaj shqiptarëve të diasporës që me votën e tyre do të votojnë masivisht në 11 maj, Partinë Socialiste.

Rama tha se e kërkon mandatin e 4-t qeverisës për të bërë të mundur ëndrrën e shqiptarëve, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Do të ngjisim edhe shkallën e fundit dhe do të bëhemi njësh me europianët që jetojnë në Bashkimin Europian, do të ulemi në sofrën e BE-së si të barabartë mes të barabartëve.

Ndaj votat tuaja duhen për të bërë realitet ëndrrën e çdo shqiptari, të ndjehen të barabartë me çdo europian të vendeve anëtare të BE-së”, tha Rama.

Ai tha se ëndrrat dhe shpresat nuk duken më të paarritshme siç dukeshin dikur. “Sot Shqipëria e ka fatin e saj në dorën tonë, në dorën e shqiptarëve, nuk është në mëshirën e askujt”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se sot Shqipëria ka një borxh në nivelin rreth 55 %, që është krejt normal për një vend europian. “Kur ne morëm detyrën në 2013 vendi ishte zhytur në borxhe, rrugët kishin mbetur rrugëve, pasi firmat nuk kryenin punimet sepse qeveria nuk i paguante dhe rrezikonin të falimentonin”, tha Rama.

Lini një Përgjigje