TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2025, 11:28

Vendimi sekret i Edi Ramës: Të instalohen aparaturat izraelite të përgjimit. Zgjedhjet në rrezik!

Shkruar nga Pamfleti

 Vendimi sekret i Edi Ramës: Të instalohen aparaturat izraelite të

Lajmi i keq i këtij vendimi të paprecedent për një vend që pretendon demokracinë është se ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet. Marria e Bablokut është kthyer në rrezik për çdo banor të këtij vendi.

Shteti policor nuk ka fytyrë tjetër përveçse kësaj që pushteti i Edi Ramës ka. Sikur të mos mjaftonte rënia e shtetit dhe vjedhja e të gjitha të dhënave të shqiptarëve vetëm pak muaj para zgjedhjeve të vitit 2023, pasi u vodhën të dhënat, pak muaj më pas, sot doli e u shpik një tjetër histori e padëgjuar. U hakerua sistemi IT dhe kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK. Se ku fshihet lepuri  i vjedhjes së fundit që do të zbulohet shumë shpejt, ne do të shkruajmë në ditët në vijim, por ajo çfarë është më tronditëse është e vërteta e asaj që po ndodh në Shqipëri aktualisht.

Pak shtresa nën atë që sheh drita e diellit, në botën e errët të krimit që drejton sferat e larta të qeverisjes së vendit, lufta është e fortë dhe e egër. Të ngjashmit po hanë mishin e njeri- tjetrit në kurriz të një populli të lodhur dhe të çoroditur nga pasiguria dhe skamja. Njëra palë vjedh të dhëna dhe kërcënon palën tjetër. Të tjerët luftojnë me emra kriminelësh e ryshfete në këmbim të pastrimit të parave të krimit, pa u hyrë gjëmb në këmbë.

Mbi ta, në kupolë fshihet një katalla që i tmerruar nga lluca e përzier me gjak që ka shpërndarë rrugëve, pak kohë më parë ka hedhur hapin final drejt shkatërrimit të edhe asaj pak jete të lirë që ka mbetur në Shqipëri.

Pak kohë më parë, Edi Rama ka firmosur një vendim qeverie, i cili i ka hapur rrugë institucioneve përkatëse të instalojë një program përgjimi për çdo qytetar që jeton brenda kufijve të Shqipërisë. Projekti ka më shumë se një vit që gatuhet dhe ka kushtuar miliona euro, të paguara tek izraelitët në fshehtësi të plotë dhe javët e fundit janë bërë provat gjenerale nëse funksionon siç ekspertët izraelitë kanë premtuar apo jo.

Aparaturat e frekuencës së lartë, kanë aftësi përgjimi për çdo banor të Republikës së Shqipërisë, të afta të tërheqin biseda, të shkruara ose të folura, bazuar në fjalë kyçe që përfshijnë politikën, aktivitete shoqërore, civile, para dhe emra të përveçëm që aspak rastësisht janë armiq të kryeministrit të Shqipërisë.

Vendimi i firmosur nga Rama është shpërndarë në fshehtësi të plotë dhe qarkullon vetëm në duar të besuara.

Për këtë Edi Rama duhet të dalë e të japë llogari urgjent. Ai duhet të tregojë për Vendimin që ka firmosur dhe të shpjegojë ligjërisht se si do t’i përgjojë shqiptarët.

Po ku do të përfundojë kjo rrugë?

Pasi dështoi me patronazhistët në zgjedhjet e 2023, pasi doli zbuluar me App-in që detyronte punonjësit e administratës të bënin like dhe shpërndarjen e postimeve të qeverisë dhe ditën e zgjedhjeve të fotografonin votën, për këto zgjedhje Rama e ka sofistikuar shantazhin.

Ai nga sot përgjon çdo shqiptar e nëse dikush do të dalë nga linja, do të kërcënohet me pikën e vet më të dobët.

Lajmi i keq i këtij vendimi të paprecedent për një vend që pretendon demokracinë është se ky vendim nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjet. Marria e Bablokut është kthyer në rrezik për çdo banor të këtij vendi. Sot ai na përgjon, nesër do fillojë internimet pse kur po flisnim me prindërit, përgojuam fqinjët që bënim zhurmë./Pamfleti

edi rama vendimi sekret aparaturat izraelite të përgjimit

Lini një Përgjigje