TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2025, 08:41

Berisha e la jashtë listës së mbyllur, Tabaku zbulon prapaskenat: Ishte e padrejtë, por kam një sfidë të fortë

Shkruar nga Pamfleti

 

Berisha e la jashtë listës së mbyllur, Tabaku zbulon prapaskenat:
Jorida Tabaku dhe Sali Berisha

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur për kandidimin në listë të hapur.

Ajo deklaroi se tashmë kjo është e shkuara dhe se do të punojë për të fituar mandatin në listë të hapur.

“Se çfarë mendon Berisha nuk e di, por do të them si e kam perceptuar unë. Kam qenë e privilegjuar me shumë mundësi që më janë dhënë në politikë. Për të përfaqësuar në Bashki, në Parlament, në Komisione, kam pasur shumë mundësi. Kam një sfidë tjetër, mund të jetë një sfidë elektorale, një strategji elektorale.

Listat janë ashtu siç janë, jo fasadë, njerëz me kontribute. Nuk do të thotë që dikush e mat punën e tij, me një cikël elektoral. Puna dhe kontributi janë të shtrira në kohë. Maten me shërbimin publik, të mirën publike dhe mendoj se e kam bërë. Për primaret u futa në një sfidë ku demokratët më mirëpritën. Jam pjesë e strukturave që 16 vjeç.

Kështu u mendua lista. Pata diskutim të gjatë me zotin Berisha për këtë çështje. Thashë modestisht se e mendoja të isha në listë të mbyllur, por është një sfidë. Unë jam futur për ta fituar, sistemi është shumë i vështirë.

Unë e kam thënë mendimin ndryshe në Partinë Demokratike. Nuk e marr me asnjë lloj kompleksi dhe qejf mbetje. Më ka shërbyer edhe kjo periudhë. Shumë njerëz më kanë treguar mbështetje. U është dukur se ndoshta më është bërë padrejtësi dhe po e marr këtë sfidë për ta parë nga perspektiva e rritjes time. Unë do të jem në parlament sepse janë të gjithë mundësitë.

Do të bëj maksimumin tim, kam mbështetjen e PD, strukturave dhe një grupi më të gjerë, që i është folur për ekonominë, profesionet e lira, i është denoncuar korrupsioni e me radhë. Po të ishte dikush që ka marrë më pak vota se unë në primare, do të ishte e drejta për t’u indinjuar, por të gjithë ata në listë të mbyllur janë për funksionet, aleatët, e me radhë.

Pyetja, a duhet t’i përdorim siç duhet primaret? Ne bëmë një proces që për listën e Tiranës nuk u realizua. Është e padrejtë, por është diskutim i mbyllur.”, tha Tabaku e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

 

 

berisha e la jashtë listës së mbyllur jorida tabaku tabaku pd

Lini një Përgjigje