
Kreu i opozitës, Sali Berisha u shpreh gjatë emisionit “Opinion” se Partia Demokratike nuk lufton për shkrirjen e SPAK apo për largimin e kreut të saj aktual, por për t’i dhënë të drejtën qytetarëve për proces ligjor.
“Partia Demokratike nuk ka luftuar dhe nuk lufton për shkrirjen e SPAK, as për largimin e Altin Dumanit. PD ka luftuar dhe do luftojë për të drejtën e këtyre qytetarë për proces ligjor, të drejtë dhe që sot në mënyrë absolute nuk e kanë sepse sot kjo zonjë apo ky zotëri duhet të presë sipas statistikave zyrtare 15 vite për një proces civil në të gjitha shkallët”, tha Berisha.
Më tej ai shtoi se, “Nuk ekziston në botë një sistem drejtësie ku prokurori që dërgon dosjen te gjykatësi i kontrollon telefonin dhe kontrollon gjykatësin. Kjo është asgjësim i gjykatësit. Është gjë e paimagjinueshme Pra problemet tona më themelore me drejtësinë janë këto”.
I pyetur nëse do bashkojë votat me Ramën për të reformuar drejtësinë, Berisha tha: 'Jo nuk është çështje me Ramën, këtu është çështje me komisionin e Venecias i cili është një thinktank që i besoj shumë sepse ka ekspertët më të mirë të ligjbërjes dhe po del profetik. Komisioni i Venecias ka bërë një ekspertizë anësore në rastin e përplasjes presidentit për Gjykatën e Lartë dhe i ka nxjerrë aty, rrezikon të ketë një korporatë e cila del jashtë çdo lloj standardi.'
Sali Berisha më 17 Shkurt para SPAK, deklaroi se nëse fiton në 11 maj SPAK do shkrihet ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg.
Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit.
'Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht. Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Kur kontrollohen telefonat e gjykatësve speciale ke krijuar drejtësi që as Hitleri dhe Enveri nuk e kishin. Merr fund që këtu. Ju njerëz të mediave duhet të denonconi më fuqishëm. Afërmendsh tha Gjykata vendos atë që i themi ne. Kurrë s’mund të mbahet ky. Mbështetja kryesore ndaj kësaj organizate kriminale. Atje ku iniciua atje ka rënë përtokë. Blinken takoi Dumanin për ta falënderuar se kishte arrestuar Berishën. Tani Blinken nuk hyn dot më në ndërtesat e qeverisë së tij.', tha ai.
Lini një Përgjigje