Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese që do shqyrtojë rekursin kundër masës 'detyrim paraqitje'.
Berisha kërkoi largimin e gjyqtarëve, Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj.
Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë.
Ndërkohë, Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqitet në prokurorinë e posaçme.
Mësohet se arsyeja e Berishës për paraqitjen e kërkesës është një udhëtim i planifikuar drejt Strasburgut, në Francë.
Nuk dihet ende nëse prokurorët do ta pranojnë këtë kërkesë, por precedentë të ngjashëm ka pasur më parë. Më herët, SPAK ka lejuar shtyrjen e paraqitjes së Berishës, kur ai ka pasur angazhime zyrtare në Gjermani.
Mbetet për t’u parë nëse organi i akuzës do të konsiderojë të njëjtën qasje edhe për angazhimin e radhës në Strasburg.
Lini një Përgjigje