TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2025, 11:13

KQZ i hap telashe Ilir Metës për kandidim: Nuk ka deklaruar problemet me ligjin

Shkruar nga Pamfleti
KQZ i hap telashe Ilir Metës për kandidim: Nuk ka deklaruar problemet
Ilir Meta

Nga qelia ku ndodhet Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duhet të riplotësojë edhe njëherë formularin e dekriminalizimit për kandidimin për zgjedhjet e 11 Majit.

KQZ i ka kthyer formularin.

Paraprakisht theksohet e Meta nuk ka deklaruar një ndalim në vitin 1992, si edhe procesin në Gjykatën e Lartë për audiopërgjimin e ish-ministrit Dritan Prifti.

Kjo po ndodh në një kohë kur Meta po bën fushatën e tij nga burgu, pasi gjendet i arrestuar për hetime lidhur me vepra korruptive dhe pastrim parash.

Më 29 mars, Meta ka shpërndarë nga burgu një audiomesazh për strukturat e forcës politike që drejton, duke dhënë edhe porositë për zgjedhjet e 11 majit dhe periudhën e fushatës zgjedhore.

Meta u ka bërë thirrje strukturave dhe opozitës që të punojnë fort në mënyrë që 11 maji të jetë dita e fitores.

Ai e ka etiketuar këtë si një mënyrë për t’u kujtuar të gjithëve se sa e rëndësishme është të mos humbasin asnjë sekondë për të folur me qytetarët.

ilir mta kqz

Lini një Përgjigje