TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2023, 20:26

“Vëllai yt i përzier në afera të pista”, Berisha thirrje Ramës: Hajde ballafaqohemi kush u ka dhënë tendera familjarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Vëllai yt i përzier në afera të pista”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Tepelenën, Baftjar Imeri, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ballafaqohen në një debat të dy dhe të nxjerrin detaje nga tenderat e fituara nga familjarë e tyre.

Berisha akuzoi Ramën se i ka dhënë tendera miliona euroshe kunatit dhe thjeshtrës së tij, ndërsa shtoi se me afera të tilla i janë vjedhur edhe vendeve evropiane mbi 2 milionë euro.

Paraja po shkon e gjitha tek qeveritarët dhe klientela e tyre, që tashmë janë jo vetëm biznesmenë por familjarët e tyre. I them Ramës hajde këtu t’i bëjmë radiografi njëri tjetrit. I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera.

Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, të cilat jo shqiptarëve por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 mln euro. Hajde zoti Edi para këtyre burrave ose ku të duash dhe nxjerrim familjarët e ki dhe të tutë sa tendera kanë fituar. Zero. Sepse ligji ky është. Ligji nuk lejon që qeveritari të përdorë pushtetin për pasurim të paligjshëm të familjarëve të tij. I vëllai i krye bashkiakut të Matit vetëm në ujësjellësin e Tiranës ka fituar 30 mln euro tendera. I vëllai mi Qefalisë fiton miliona euro tendera në Kamzë. Paratë i ndajnë me njëri tjetrin e shkelmojnë ligjin”, tha Berisha.

berisha rama tendera familjarëve

Lini një Përgjigje