TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2023, 18:02

Socialistët kapen sërish duke blerë vota?/ Kandidat i opozitës në Kukës denoncon Safet Gjicin: Ka ndarë pako me ushqime

Shkruar nga Pamfleti

Socialistët kapen sërish duke blerë vota?/ Kandidat i

Socialistë duket se kanë nisur avazin e vjetër duke tentuar të blejnë vota me pako ushqimore nga rezervat e shtetit. Pak ditë më parë u kap me “presh në duar” kandidatit socialist në Has, ndërsa sot ka rënë në rrjetë dhe Safet Gjici i Kukësit.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati ka denoncuar në polici kryebashkiakun e Kukësit se po shpërndan ndihma në këmbim të votave.

Një orë më parë kam marrë informacion nga media por dhe nga qytetarët se në magazinat e rezervave të bashkisë janë grumbulluar qytetarë për të marrë pako ushqimore të dhuruara me emrin e kryetarit të bashkisë”, u shpreh Sinamati.

Safet Gjici nuk preferoi t’i përgjigjej akuzave të Sinamatit, por në emër të Bashkisë së Kukësit reagoi nënkryetari Granit Gjana, i cili sqaron se ndihmat për jetimët u shpërndanë falë bashkëpunimit me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Më vjen keq për këto deklarata, bashkia vazhdon punën pavarësisht se Gjici ka rikandiduar për mandat të dytë. Kjo është marrëveshja që ne kemi me shoqatën! (tregon dokumentin)  Nuk është hera e parë që kjo shoqatë bën donacion, na ka dhënë ndihma për familjet me fëmijë jetimë. Sot janë shpërndarë 100 pako vetëm për këto familje që kanë fëmijë jetimë. Nuk është mirë që një ditë e shenjtë të përdoret për politike. Ne kemi donacione nga “Jetimat e Ballkanit” kemi marrëveshje të shkëlqyer, por I them kandidatit që sillet vërdallë pa logo pa vulë, ku i gjen lekët ai për ndihma, se ai nuk ka as parti?! Ai nga i merr financimet se ne i kemi me dokumente?!”, u shpreh Gjana.

gjici vota

Lini një Përgjigje