
Belind Këlliçi ka publikuar ditën e sotme pamjet se si do të zgjidhjet trafiku i rënduar në qendrën e Tiranës me projektin e tij të tunelit nëntokësor që përshkon sheshin “Skënderbej”.
Tuneli i propozuar i Këlliçit lidh drejtpërdrejt bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me zonën e Muzeut, pra në drejtim të zonës së stacionit të trenit.
Gjatë prezantimit sot të projektit në sheshin Skënderbej, Këlliçi shpjegoi se tuneli do të ketë 2 korsi në vajtje 2 në kthim që do të lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Zogu i Parë”.
“Do të ndërtojmë një tunel rreth 200m me 4 korsi, 2 në vajtje 2 në kthim që do të lidhin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin “Zogu i Parë” për të shfryrë rreth 60% të trafikut në këtë zonë. Unaza e Vogël bllokohet fillimisht këtu, ky është makthi që ne kalojmë çdo ditë që kërkon vetëm 4 deri në 4.5 milionë euro për t’u zgjidhur.”, tha Këlliçi.
Lini një Përgjigje