TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2023, 17:03

KAS vendosi emrin e Metës në fletën e votimit, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtohet Kolegjit Zgjedhor: Duam emrin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

KAS vendosi emrin e Metës në fletën e votimit, koalicioni

Vendimi i Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve ditën e djeshme ka alarmuar dyshen Meta-Berisha. KAS vendosi në fletën e votimit të ishte emri i Ilir Metës, gjë që dyshja opozitare nuk e donte.

Demokratët e kanë të vështirë të votojnë për Ilir Metën dhe Berisha e di këtë, prandaj tentoi një manovër duke kërkuar të vendosë emrin e tij. Kjo gjë nuk u pranua nga KAS, pasi ai nuk figuron askund në këto zgjedhje as si kryetar partie dhe as anëtar i ndonjë force politike.

Për këtë arsye, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i është drejtuar sot Kolegjit Zgjedhor dhe kërkojnë që të hiqet emri i Metës dhe të vendoset emri i Berishës. Sipas përfaqësuesve të PD dje në KAS, një kërkesë e tillë është pa sens, pasi në koalicionin “Bashkë Fitojmë” bëjnë pjesë Partia e Lirisë, PBDNJ dhe PDK e Nard Ndokës. Pra Berisha nuk figuron askund dhe nuk ka se si të vendoset emri i tij në fletën e votimit.

meta berisha kas

Lini një Përgjigje