TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 16:14

Vajza e djali me pasuri miliona euro, Berisha: Pas “non gratës” familjes time ju kontrollua pasuria, dolëm me zero përfitime

Shkruar nga Pamfleti

Vajza e djali me pasuri miliona euro, Berisha: Pas “non

Sali Berisha vijon tu hedhë hi syve shqiptarëve dhe militantëve demokratë. Sot ai hapi fushatën zgjedhore dhe nuk kishte si të mungonte “non grata”. Ai akuzoi amerikanët se morën një vendim korruptiv, teksa u ndal dhe te ajo ku ai e ka frikën, pasuria.

Në fjalën e tij, Berisha tha se kur u shpall i padëshiruar nga SHBA, pasuria ju kontrollua dhe ai doli i pastër. Si duket Saliu harron që vajza e djali tij kanë pasuri miliona euro, pasuri që janë të deklaruar në ILDKP.

Familjarët e Berishës, pas kontrolleve të agjencive për shkak të vendimit korruptiv të marrë ndaj tij, gjeti se kishin zero përfitime. I them Edi Ramës se të gjithë ata tendera e prokurime të familjes tënde dhe ministrave do tu kthehen dhe do tu bien mbi kokë. Janë paratë që u vidhni shqiptarëve, lukuni e pangopur. Fundi më 14 maj është i tmerrshëm për ju”, tha ai.

berisha pasuri

Lini një Përgjigje