TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 15:59

Berisha çel fushatën, kërcënon hapur Ramën: Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën nuk e falim kurrë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha çel fushatën, kërcënon hapur Ramën: Jemi
Berisha në çeljen e fushatës

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur zyrtarisht sot fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Gjatë një ceremonie në “Air Albania” u prezantuan kandidatët në 61 bashkitë e vendit, ndërsa në fund ishte Sali Berisha ai që mbajti fjalën para militantëve të mbledhur në stadium.

Fjalimin e tij nis me falënderime e kërcënime ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se Rama do të mbajë përgjegjësi për të gjitha abuzimet, teksa e kërcënoi se do të ketë fatin e McGonigal.  

Edi Rama ndihet i tmerruar. Është i tmerruar nga ju sepse ai e di se ju jeni misionarë të ndryshimit. Është i tmerruar se do humbasë në mënyrë të turpshme. Është i tmerruar nga përgjegjësia që do mbajë për çdo fatkeqësi që u ka kryer shqiptarëve, atë e pret në mënyrë të pashmangshme fati i mikut të tij të nderuar, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal. Nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësin dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. Edi Rama nuk shpëton dot se i vodhe PD vulën. Nuk të shpëton dot as George Soros. Nuk të shpëton dot asnjë manovër. Je i pashpresë. Edi Ramës dhe Rilindejs do t’i them vetëm dy fjalë: Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën nuk ua falim kurrë”, tha ai.

Në vijim, Sali Berisha, u shpreh se Rama është i tmerruar nga starti i kësaj fushate. Berisha shtoi gjithashtu se dyshja Rama-Veliaj tashmë të tmerruar, ditën dalin së bashku ndërsa natën i bëjnë gropën njëri tjetrit, duke sugjeruar se marrëdhëniet mes krye bashkiakut dhe kryeministrit nuk janë aq të mira sa shfaqen në ekran.

Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë. Ky start ka tmerruar Ramën dhe lolon e tij Veliaj. Tek ndiqja fjalimet tuaja, në mendje më vinin kampionët që kisha parë e duartrokitur në shkallët e këtij stadiumi. Ju jeni sot kampionët e lirisë. Kjo është arsyeja që Ramë është tmerruar. Rama-Veliaj një dyshe që ditën lëpihen me njëri-tjetrin ndërsa natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit”, tha Berisha.

Më tej ai akuzoi amerikanët se morën një vendim korruptiv me “non gratën”, teksa u ndal dhe te ajo ku ai e ka frikën, pasuria.

Në fjalën e tij, Berisha tha se kur u shpall i padëshiruar nga SHBA, pasuria ju kontrollua dhe ai doli i pastër. Si duket Saliu harron që vajza e djali tij kanë pasuri miliona euro, pasuri që janë të deklaruar në ILDKP.

Familjarët e Berishës, pas kontrolleve të agjencive për shkak të vendimit korruptiv të marrë ndaj tij, gjeti se kishin zero përfitime. I them Edi Ramës se të gjithë ata tendera e prokurime të familjes tënde dhe ministrave do tu kthehen dhe do tu bien mbi kokë. Janë paratë që u vidhni shqiptarëve, lukuni e pangopur. Fundi më 14 maj është i tmerrshëm për ju”, tha ai.

 

berisha rama fushata

Lini një Përgjigje