
Militantë kanë braktisur ish-kryeministrin Sali Berishë gjatë fjalimit të tij. Sot koalicioni “Bashkë Fitojmë” çeli fushatën zgjedhore dhe vendosën ta mbajnë aktivitetin në stadiumin “Air Albania”. Në nisje të manifestimit, dukej se kishte një numër të madh qytetarësh, mirëpo kur ata duhej të ishin aty, nuk dukeshin askund.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale duket qartë se kur flet Berisha, shkallët në shumë pjesë janë bosh. Si duket zgjatja e aktivitetit për më shumë se 3 orë ka bërë që militantët të mërziten dhe kanë lënë në baltë liderin historik të PD.
Lini një Përgjigje