TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Prill 2023, 16:11

Berisha ngre dyshime për raportet Rama-Veliaj: Ditën dalin bashkë, natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ngre dyshime për raportet Rama-Veliaj: Ditën dalin

Ish- kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në hapjen e fushatës elektorale të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit, u shpreh se Rama është i tmerruar nga starti i kësaj fushate.

Berisha shtoi gjithashtu se dyshja Rama-Veliaj tashmë të tmerruar, ditën dalin së bashku ndërsa natën i bëjnë gropën njëri tjetrit, duke sugjeruar se marrëdhëniet mes krye bashkiakut dhe kryeministrit nuk janë aq të mira sa shfaqen në ekran.

Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë. Ky start ka tmerruar Ramën dhe lolon e tij Veliaj. Tek ndiqja fjalimet tuaja, në mendje më vinin kampionët që kisha parë e duartrokitur në shkallët e këtij stadiumi. Ju jeni sot kampionët e lirisë. Kjo është arsyeja që Ramë është tmerruar. Rama-Veliaj një dyshe që ditën lëpihen me njëri-tjetrin ndërsa natën i bëjnë gropën njëri-tjetrit”, tha Berisha.

berisha raportet veliaj rama

Lini një Përgjigje