TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2025, 11:00

Ultimatumi për sezonin veror, Rama mbledh kryebashkiakët më 9 korrik

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi për sezonin veror, Rama mbledh kryebashkiakët më 9
Rama mbledh kryebashkiakët më 9 korrik

Më 9 korrik, pritet që kryeministri Edi Rama të mbledhë kryetarët e bashkive në vend, në Durrës.

Në fokus të këtij takimi, do të jetë lirimi i hapësirave publike, një nismë tek e cila kreu i qeverisë ka vënë fokusin.

Sot, 7 korrik, ai ndodhet në Vlorë ku po zhvillon një mbledhje me drejtues të bashkisë së këtij qyteti.

Rama ka paralajmëruar ndërtuesit e pallateve se për çdo hapësirë publike që mund të kenë zaptuar, do të ketë masa të forta. Gjobë ose ndjekie penale për këdo që sipas tij ka vështirësuar jetën e qytetarëve të thjeshtë.

Teksa ka vizituar sërish lagjen e vjetër Muradie, kreu i qeverisë ka kritikuar kreun e bashkisë duke iu drejtuar “Shiko çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën. Aty nuk ka më asgjë”.

Ai kërkoi largimin e njësive të biznesit dhe lirim të hapësirave të zaptuara.

Më herët, Rama qëndroi për 45 minuta në ambientet e bashkisë së Vlorë, ku shoqërohej nga Blendi Çuçi dhe ministri Vëngu, por edhe drejtues lokalë apo deputetë të sapozgjedhur.

 

rama mbledh kryebashkiakët më 9 korrik

Lini një Përgjigje