Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit në SPAK mëngjesin e kësaj të hëne, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Pas daljes nga SPAK, Berisha lexoi edhe një mesazh, që sipas tij, ia la në tavolinë kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit.
Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se Altin Dumani është delikuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri, pas kryeministrit Edi Rama.
"Unë lashë aty Altin Troplinin Është kjo që vijon: “Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është defakto përgjegjësi kryesore, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri”. Kjo u la në këtë prokurori.", tha Sali Berisha për mediat.
Lini një Përgjigje