TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2025, 09:32

Të tjera shkarkime? Rama vizitë blic sërish në Bashkinë e Vlorës, deputetët e qarkut me urgjencë në takim

Shkruar nga Pamfleti
Të tjera shkarkime? Rama vizitë blic sërish në Bashkinë
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish në bashkinë e Vlorës ditën e sotme.

Aty është pritur nga kryetari i bashkisë Ermal Dredha, Ministri Pirro Vëngu si dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën Bledi Çuçi.

Në takimin e parë me të vihet re që Rama nuk i ka dhënë askujt dorën dhe ka avancuar pa folur drejt bashkisë.
Ai është pritur edhe qytetarë vlonjatë.

Ende nuk dihet vizita për herë të dytë në këtë bashki e kryeministrit.

Po ashtu bëhet e ditur se drejt Bashkisë së Vlorës, ku ndodhet kryeministri, kanë shkuar të gjithë deputetët dhe kandidatët për deputetë të qarkut, si dhe punonjës të administratës.

Sipas burimeve në takim do të flitet për një sërë problematikash, punësh të mbartura, turizmin, hapësirën publike, rendin dhe sigurinë, pastërtinë në qytet, por nuk do të mungojnë as diskutimet për investimet. 

 

edi rama në vlorë

Lini një Përgjigje