TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2025, 21:29

“Ka zaptuar trotuarin 200 metra larg zyrës tënde”/ Rama fut në ‘sherr’ ish-deputetin e PD me ish-ministrin e PS, replika në “Facebook”

Shkruar nga Pamfleti

“Ka zaptuar trotuarin 200 metra larg zyrës tënde”/ Rama

Pas 3 mandatesh qeverisje, kryeministri Edi Rama është kujtuar këtë javë për zënien e hapësirave publike në vend. Kreu i qeverisë lajmëroi një aksion që do të nisë në kryeqytet dhe do të shtrihet në zonat përreth. Kjo solli reagime të shumta dhe ndër kritikët më të fortë ka qenë ish-ministri i PS, Arben Malaj, i cili reagoi disa herë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai denoncoi se si një pallat në ndërtim ka bllokuar trotuarin. Malaj deklaroi se ai po ndërtohet nga një ish-deputet i PD, por pa përmendur emra. Mirëpo në profilin e tij ka replikuar ish-deputeti Fatos Hoxha, i cili lë të nënkuptohet se e ka për të fjalën. Shihni replikat më poshtë:

“Ka zaptuar trotuarin 200 metra larg zyrës tënde”/ Rama

Lini një Përgjigje