TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2025, 16:23

“Nuk qeveriset me praktika komuniste”, Arben Malaj i nxjerr fotot Ramës: 200 metra larg zyrës tënde, një ish-deputet ka zaptuar trotuarin

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk qeveriset me praktika komuniste”, Arben Malaj i nxjerr fotot

Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj, ka reaguar mbi aksionin që ka ndërmarrë kryeministri Rama për zaptimin e hapësirave publike. Ai ka publikuar disa foto, ku denoncon se si kompania e një ish-deputeti ka zaptuar trotuarin gjatë ndërtimit të një pallati.

Postimi i plotë

Vetëm 200 metra larg zyrës së Kryeministrit, në rrugën me kalldrëm nga “Venecia” për tek “Qyteti Studenti”, prej pesë vitesh një kompani private, e lidhur me një ish deputet, edhe sipas fotove te bashkangjitura ka zaptuar trotuarin dhe rreth 40% të sipërfaqes së rrugës publike.

Kjo nuk lejohet ne asnjë vend demokratik.

Kompania duhet të ndërtonte që në ditën e parë të investimit sistemin "tunel", duke mos bllokuar trotuarin dhe duke krijua siguri maksimale, për kalimtaret

Ajo që është më kriminale: banorët gjobiten pa mëshirë nga Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit,  ndërsa uzurpimi i hapësirës publike mbrohet me heshtje apo mbështetje nga lart.

Ironia shkon deri aty sa dy policitë na gjobisin për bllokim të “korridorit të biçikletave”, ndërkohë që  korridori ka 5 vite është i paralizuar sepse është zaptuar nga kompania private.

Kemi bërë peticione, ankesa, kemi shkuar në Bashki dhe në Polici – por përballë padrejtësisë, institucionet janë bërë të shurdhëra.

Reagoj publikisht, sepse nuk ka më as durim, as justifikim që një rrugë e zaptuar në mes të Tiranës të mbrohet për 5 vite me radhë, ndërsa qytetarët ndëshkohen çdo ditë.

Zbatoni ligjin!

Zhbllokoni rrugën!

Ndëshkoni abuzuesit, jo banorët!

Lini një Përgjigje