TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2025, 12:50

Porosia e Ramës për lirimin e hapësirave publike, kryebashkiaku i Vlorës: Duhej bërë me kohë!

Shkruar nga Pamfleti
Porosia e Ramës për lirimin e hapësirave publike, kryebashkiaku i
Dredha dhe Rama

Task Forca ka nisur ‘aksionin’ për lirimin e hapësirave publike në Vlorë pas urdhërit nga kryeministri Edi Rama.

Në terren ndodhen kryetari i bashkisë Ermal Dredha, strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetur edhe nga forcat e policisë së Vlorës nën drejtimin e drejtorit të qarkut Elidon Çela, si dhe forcat e FNSH Fier.

Aksioni synon lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm përgjatë Lungomares, por në të gjithë qytetin e Vlorës. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së pak ditëve më parë në qytetin bregdetar.

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, ka konfirmuar se aksioni do të vijojë çdo ditë deri në rikthimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarët.

Në një prononcim për mediat, Dredha ka komentuar edhe dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Bashkisë së Vlorës.

Ai theksoi se largimi i tyre ishte kërkuar prej kohësh për shkak të mungesës së angazhimit maksimal, ndërsa paralajmëroi një proces vlerësimi të detajuar për punën e secilit dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj, me qëllim rritjen e vëmendjes ndaj qytetit dhe zgjidhjen e problematikave.

ermal dredha-edi rama lirimin e hapësirave publike vlorë

Lini një Përgjigje