TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2025, 09:01

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio vizitë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio vizitë në Shqipëri
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe presidenti Donald Trump

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati teksa ka ndarë një fotografi “selfie” me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe thotë se i ka përcjellë atij ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar Shqipërinë.

“Sekretari Marco Rubio është mik i Shqiptarëve. Në emër të kryeministrit RAMA e ftova te vizitojë Tiranën; Portën e Ballkanit për US, për dy arsye:

-Shqipëria është edhe një mrekulli e diplomacisë Amerikane: nga një diktaturë komuniste që njihej si “Koreja e Veriut në Europë”, sot në vendin më pro Amerikan & pro NATO kudo.

-E ftova edhe në emër të një kombi të vogël, por me një zemër të madhe si Nënë Tereza: mesazhi ynë nesër për në EU “më shumë Dashuri edhe më shumë shërbim me përulësi”, shkruan ambasadori Ervin Bushati, duke zbuluar se Rubio e ka pranuar ftesën.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kanë festuar dje më 4 Korrik Pavarësinë dhe të ftuar në Uashington kanë qenë përfaqësues të selive diplomatike në SHBA, mes tyre dhe ambasadori shqiptar Ervin Bushati.

“Sekretari Rubio pranoi ftesën me kënaqësi - në funksion edhe të agendës shumë të njgjeshur të Diplomacisë Amerikane sot- të vizitojë “një vend që e vlerëson si kontributor në NATO, sidomos pas vizitës së fundit në Hague”, përmbyll shkrimin e tij ambasadori.

 

 

marco rubio vizitë në shqipëri

Lini një Përgjigje