TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2025, 19:52

PD nuk i ndahet 11 majit, kërkesë në KQZ: Na jepni pamjet filmike nga qendrat e votimit

Shkruar nga Pamfleti

PD nuk i ndahet 11 majit, kërkesë në KQZ: Na jepni pamjet filmike

Partia Demokratike i kërkon KQZ-së, përmes një shkrese zyrtare, vënien në dispozicion të pamjeve filmike nga të gjitha qendrat e votimit në vend, si dhe informacion të detajuar mbi mënyrën e kthimit të zarfeve të votave të diasporës, nëse janë dorëzuar dorazi apo përmes kanaleve të autorizuara si DHL.

Në këtë kërkesë, PD ka përfshirë edhe një ankesë kundër kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke e akuzuar se jo vetëm nuk ka vënë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe se një pjesë e pamjeve filmike rezulton me ndërprerje, veçanërisht në pjesët ku zhvillohet procesi i numërimit të votave, duke ngritur dyshime për ndërhyrje të qëllimshme.

Për kërkesën është vënë në dijeni edhe misioni i OSBE/ODIHR. Kërkesa pritet të shqyrtohet në vijim nga KQZ.

Kërkesa vjen në një kohë kur kreu demokrat, Sali Berisha, në konferenca të ndryshme për mediat, ka publikuar pamje nga dita e zgjedhjeve, lidhur me mënyrën se si është votuar në qendra të ndryshme votimi, ku ka pasur një seri shkeljesh dhe komisionerët në raport me standardet zgjedhore.

Lini një Përgjigje