TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2025, 22:11

"Po i bën fresk Ramës"/ Arben Malaj sherr Live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua!

Shkruar nga Pamfleti

"Po i bën fresk Ramës"/ Arben Malaj sherr Live me gazetarin:

Një debat i ashpër është zhvilluar mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj.

Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi analistin Muça në “A2 CNN”, se i del në mbrojtje kryeministrit Edi Rama për çdo gjë që ai bën, edhe kur e ka gabim.

Muça nuk e pranoi këtë gjë dhe shkoi dhe më tej duke thënë se është pikërisht Malaj ai që ka pasur njohje me Ramën dhe ka qenë pjesë e kabinetit të tij, çka mund ta ketë bërë atë dhe në ndonjë rast që të shkelë ligjin.

Muça: Unë nuk jam parti politike, nuk kam asgjë me asnjë politikanë dhe më kanë ftuar për analizë përse e bën Rama këtë.

Malaj: Ti nuk bën analizë. Ti justifikon qëndrimet antikushtetuese të Ramës. U bën fresk udhëheqësve. Je djalë i ri.

Muça: Profesor unë nuk e di nëse ju me studentët flisnin njëherësh në auditor.

Malaj: Unë dëgjoj edhe kur bëjnë zhurmë.

Muça: Ku ju i pyesni studentët sa bëjnë 2+2 ai përgjigjet sa bëjnë 2+2 nuk përgjigjet për ndërzimin e lopëve ku e di unë se ku.

Malaj: Nuk mund të bësh konkluzione përgjithësuese për diçka që je i bindur që është antiligjore dhe antikushtetuese.

Muça: Të thashë që është e gabuar, por cfarë të bëj unë që të shkoj në Surrel. Hajde ikim dhe i zemë Ramës derën e shtëpisë bashkë.

Malaj: Unë nuk kam qenë ndonjëherë guerrilas. Unë jam kritik ti je suportiv. Nuk jemi njësoj.

Lini një Përgjigje