TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2025, 10:36

Landfilli i Elbasanit 6 ditë në flakë, Berisha: Qytetarët pësuan agresion toksik, e njëjta po ndodh edhe në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti
Landfilli i Elbasanit 6 ditë në flakë, Berisha: Qytetarët
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për landfillin e Elbasanit i cili është prej 6 ditësh në flakë, teksa e quajti një krim mjedisor.

Berisha u shpreh se qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti.

Kreu i PD, tha se edhe në Vlorë fusha e plehrave digjet çdo 3 muaj, duke rrezikuar jetën e qytetarëve me grimcat e dëmshme që lëshohen në ajër.

“Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti. Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda.

Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit.

Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës”, tha ai.

 

landfilli i elbasanit flake berisha agresion toksik

Lini një Përgjigje