TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Korrik 2025, 10:26

Rama "show" me Dredhën në Vlorë për hapësirat publike: Shih çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën?

Shkruar nga Pamfleti
Rama "show" me Dredhën në Vlorë për hapësirat
Kryeministri Edi Rama në Vlorë me kryebashkiakun Ermal Dredha dhe ministrin Pirro Vëngu

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të debatojë me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha në lidhje me lirimin e hapësirave publike në qytet.

Teksa ka vizituar sërish lagjen e vjetër Muradie, kreu i qeverisë ka kritikuar kreun e bashkisë duke iu drejtuar “Shiko çfarë ka bërë ky, e ka zaptuar të gjithën. Aty nuk ka më asgjë”.

Ai kërkoi largimin e njësive të biznesit dhe lirim të hapësirave të zaptuara.

Më herët, Rama qëndroi për 45 minuta në ambientet e bashkisë së Vlorë, ku shoqërohej nga Blendi Çuçi dhe ministri Vëngu, por edhe drejtues lokalë apo deputetë të sapozgjedhur.

rama në vlorë

Lini një Përgjigje